Një tjetër sherr me thikë është shënuar mbrëmjen e sotme, këtë herë në Sarandë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 38-vjeçar.
Policia njofton se , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi D. R, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
“Rreth orës 19:10, në lagjen nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi D. R, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Kujtojmë që vetëm pak minuta më parë një tjetër plagosje u shënua në Vlorë, ndërsa në Tiranë u shënuan të shtëna me armë pas një sherri mes disa shoferëve.