Ndeshja Çeki – Ukrainë në Ligën e Kombeve i kishte pothuajse të gjitha dhe tifozët reaguan më pas.
Betejat dhe luftimet e vështira ishin gjithashtu aty, siç mund ta kishit marrë me mend më parë. Më poshtë mund të shikoni momentin kur Mykhailo Mudryk bëri një goditjen në ijën e Tomas Chory.
Lojtari çek bëri një simulim të ashpër, duke bërë që tifozët të talleshin me reagimin e tij.
Një tifoz komentoi: “Ai duhej ta bënte një kryq para se të rrëzohej”, ndërsa një tjetër shkroi: “Mirë që nuk vdiq”.
Tifozi i tret deklaroi: “Dështimi i menjëhershëm i shumëfishtë i organeve”, gjersa edhe i katërti pati një koment të ngjashëm me të dytin: “Përvoja afër vdekjes”.
Gjithçka është argëtuese, por kur kjo ndodh kundër ekipit tuaj bëhet shumë irrituese, shpresojmë se do të ketë disa ndryshime në rregulla në mënyrë që simulimet e tilla të ndëshkohen më shumë gjatë ndeshjeve. /Telegrafi/