Dosja “Partizani”/ Ndërtuesi Fatmir Bektashi në SPAK, i komunikohet akuza

Ndërtuesi Fatmir Bektashi, ka mbërritur ditën e sotme në ambientet e SPAK, pasi pritet të njihet me akuzat për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.

Bektashi akuzohet nga SPAK, për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, por mbetet për t`u parë nëse do të merret i pandehur për të njëjtat akuza apo jo.

Bektashi akuzohet nga SPAK, se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro, nga ndërtimet në ish-truallin e kompleksit Partizani.

Një ditë më parë më 11 shtator, Sali Berisha u paraqit në SPAK, ku u mor i pandehur për korrupsion pasiv.

Po ashtu, edhe dhëndri i rij Jamarbër Malltezi, u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.


Shtuar 12.09.2024 10:51