A ndiheni të rrezikuar nga listat e hapura? Pandeli Majko nervozohet pas pyetjes, shtyn gazetarët (VIDEO)

Pandeli Majko, rrallë herë është parë që të jetë i nxehur ose i nevrikosur, por se ka ndodhur sot përpara hyrjes në parlament.

Sot ai u shfaq ndryshe me gazetarët, duke bërë një reagim aspak të këndshëm.

Para nisjes së seancës parlamentare, Majko u pyet nga gazetarët nëse ndihet i rrezikuar që ai do të jetë në listën e hapur të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Majko fillimisht nuk po fliste, ndërsa gazetarët insistuan.

Pas kësaj, Majko largoi me forcë mikrofonin.

Pyetje: Zoti Majko ndihen të rrezikuar për të kandiduar në listë të hapur në qarkun e Kukësit?

Pyetje: Ju si drejtues politik, duke iu referuar 2020 mund të rrezikoni zgjedhjen deputet

Gazetarja: E para mos shtyni, keni të drejtën mos të përgjigjeni

Gazetari: Jeni të inatosur me zgjedhjen e kryeministrit Rama?


Shtuar 12.09.2024 10:45