Zbardhet takimi/ Rama-krerëve socialistë të komisioneve: Koordinohuni për punët në Parlament dhe qeveri për zgjedhjet

Ditën e sotme, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2025, kryeministri Edi Rama, mblodhi në Kryeministri drejtuesit e komisioneve parlamentare që drejtohen nga socialistët.

Takimi vjen në nisje të sesionit parlamentar dhe të takimeve të njëpasnjëshme që mazhoranca ka nisur.

Të lidhura

None found

Diskutimet janë fokusuar tek koordinimi i punëve në Parlament dhe qeveri, në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 2025.

Nga ana tjetër, drejtuesit e rinj politikë kanë filluar që tani punën në terren, duke shkuar në zonat e tyre.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, do të jetë prezent në parlament nesër për të zhvilluar interpelancën e kërkuar nga PD për skandalin e mbetjeve.

Veç krerëve të kuvendit të pranishëm në takim ishin edhe Ministri i Financave Petrit Malaj, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, Adea Pirdeni Ministre për Administratën dhe Antikorrupsionin.


Shtuar 11.09.2024 11:06