Haradinaj për zgjedhjet lokale: Synojmë ta fitojmë Prishtinën

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ka pritshmëri të mëdha për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Haradinaj, tha se është bërë një punë e madhe nga AAK për zgjedhjet lokale.

“Në nivel të qeverisjes komunale është bërë punë e mirë nga Aleanca me komunat, si në Suharekë, Rahovec, Gjakovë, Deçan,Klinë, Junik por edhe kudo ku Aleanca ka pasur përgjegjësi, dhe besoj që qytetarët do t’i japin besimin kryetarëve të komunave, qeverive komunale”, tha ai.

Ai po ashtu thekson se pretendimet e kësaj partie janë që njëkohësisht të fitojnë edhe besimin e komunave tjera, në theks të veçantë Prishtinën, me kandidatin e kësaj partie, Daut Haradinaj.

“Njëkohësisht pretendojmë që të fitojmë besimin edhe të komunave tjera, një fokusim kemi në Prishtinë, Podujevë e Istog, pra është një situatë e re dhe besoj që do ta marrim besimin”, tha ai për EO.


Shtuar 20.06.2021 09:58