U gjet i vdekur pranë shkollës 9-vjeçare “Andrea Stefani” në Tiranë, identifikohet trupi i pajetë

Mëngjesin e sotëm në Tiranë, është gjetur një trup i pajetë, ku sipas uniformave blu, trupi i tij dyshohet të jetë i shtetasit I. T., 75-vjeç.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

“Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75-vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.


Shtuar 3.09.2024 11:00