Mëngjesin e kësaj të marte, një person është gjetur pa shenja jete në kryeqytet pranë shkollës “Andrea Stefani” në Laprakë.
Sipas informacioneve policore, bëhet me dije se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhuna.
Dyshohet se vdekja mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.
Ende nuk është kryer identifikimi i viktimës.