Përplasja me armë në Prishtinë me një viktimë dhe pesë të plagosur/ Prokuroria jep detaje nga ngjarja

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja me armë pas mesnate në Prishtinë, mes dy grupesh ku mbeti i vrarë një person, ndërsa u plagosën 5 të tjerë.

Sipas Prokurorisë së Prishtinës, dy grupet u përplasën pas konflikteve të vjetra që kishin me njëri-tjetrin.

Në njoftimin zyrtar, theksohet se të pestë personat janë jashtë rrezikut për jetën.

Postimi i plotë i Prokurorisë në Prishtinë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori kujdestar dje rreth orës 22:20, min nga Policia e Kosovës- Njësia e Hetimeve Rajonale në Prishtinë është njoftuar për një incident me armë zjarri në mes disa personave në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, së bashku me Prokurorin kujdestar kanë dalë  në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor, kanë konstatuar se në këtë rast kemi të bëjmë me një përleshje në mes dy grupeve të armatosura si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme, ku si pasojë e kësaj një person ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa pesë të dyshuar tjerë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar Klinikën Emergjente në QKUK, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe për momentin janë jashtë rrezikut për jetë.

Me urdhër të rokurorit të ShPtetit, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës, si dhe janë kryer veprimet hetimore nga Njësia e Forenzikës.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia.

Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rëndë” në bashkëkryerje, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë duke u zhvilluar veprime hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast pasi që dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë ende të pa identifikuar.


Shtuar 2.09.2024 12:05