Moderatori i njohur Alaudin Hamiti ka nxitur aludimet mbi edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova”.
Përmes një postimir të publikuar në llogarinë e tij të Instagramit, Hamiti u shfaq pranë një syri të ngjashëm me atë të logos së Big Brother.
“Kush po na vezhgon”- shkruan ai duke nxitur më shumë aludimet se ai do jetë prezantues edhe këtë sezon.
Na mbetet të presim deri në fillimin e edicionit të tretë të BBVK, për t’i shuar përfundimisht spekulimet e ngritura në publik prej kohësh. Kujtojmë se prej kohësh është përfolur se Arbana Osmani mund të jetë moderatorja e sezonit të ri, por ende asgjë nuk është konfirmuar.