Aksident në Pogradec/ 38-vjeçari humb kontrollin e makinës, mbetet i plagosur shoferi

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Nizhavec të Pogradecit. Shtetasi E.P., 38-vjeç ka humbur kontrollin e automjetit tep “Benz” dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga. Për pasojë 38-vjeçari është lenduar lehtë, , jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 17:10, në fshatin Nizhavec, Pogradec, shtetasi E. P., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi E. P. është dërguar në spital, për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Shtuar 30.08.2024 19:52