Pas sulmit me th*kë, Gjermania forcon masat e sigurisë dhe politikat për azil

Koalicioni qeverisës në Gjermani ra dakord të enjten që të forcojë masat për sigurinë si dhe politikat për dhënien e azilit, pas një sulmi vdekjeprurës të lidhur me grupin militant Shteti Islamik që ka ndezur edhe më shumë kundërshtitë e së djathtës së skajshme dhe kritikat ndaj autoriteteve berlineze rreth qasjes së tyre mbi politikat e emigracionit.
Tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmin me thikë gjatë një festivali që shënonte 650 vjetorin e qytetit të Solingenit. Ngjarja ka shtuar mosmarrëveshjet politike mbi rregullat e azilit dhe dëbimit në prag të zgjedhjeve vendore që pritet të mbahen muajin e ardhshëm, pasi i dyshuari ishte një azilkërkues nga Siria, të cilit i ishte refuzuar kërkesa.
Masat e reja përmbajnë rregulla më të forta për armët, përfshirë rregullat për zotërimin e një arme, ndalim të mjeteve prehëse dhe ndalim absolut të thikave në ngjarje publike, si festivale, ngjarje sportive apo tregtare.


Shtuar 30.08.2024 09:55