Këshilli i Mandateve mblidhet për të vendosur për deputetin e PS, Vullnet Sina

Kuvendi ka vendosur të thërrasë më 4 shtator mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të vendosur mbi fatin e deputetit socialist Vullnet Sina, pas kërkesës së opozitës për mocion.

Sipas deputetëve të PD, rezulton se deputeti socialist i Vlorës Vullnet Sinaj ka përfituar nëpërmjet 9 (nëntë) kompanive të tij të ardhura nga Buxheti i Shtetit në shumën totale 3.689.814 (tre milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e katërmbëdhjetë) lekë, në kundërshtim me ndalimin e parashikuar në nenin 70, pika 3, të Kushtetutës së Shqipërisë.

Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, do të drejtojë mbledhjen pas kërkesës së deputetëve të opozitës, për t’i hequr ose jo mandatin kolegut të saj socialist.

“Në vijim të mocionit të dorëzuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të PD për heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e mërkurë, datë 04.09.2024, ora 11:00, me këtë rend dite: “Shqyrtimi i mocionit të 1/10 të deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj dhe dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”.

Në materialet që i janë shpërndarë deputetëve bie në sy edhe përgjigjia zyrtare e Ministrisë së Financave dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit, që konfirmojnë pagesat nga Buxheti i Shtetit për kompanitë në pronësi të deputetit Sinaj.

Sipas deputetëve të opozitës rezulton se deputeti socialist i Vlorës Vullnet Sinaj, ka përfituar nëpërmjet 9 (nëntë) kompanive të tij të ardhura nga Buxheti i Shtetit në shumën totale 3.689.814 (tre milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e katërmbëdhjetë) lekë, në kundërshtim me ndalimin e parashikuar në nenin 70, pika 3, të Kushtetutës së Shqipërisë.