E rëndë në Mitrovicë/ Një person gjendet i vdekur në derë të shtëpisë

Një ngjarje e e rëndë është regjistruar në Mitrivicë, ku një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët, në hyrje të shtëpisë së tij.

Policia e Kosovës bën me dije se gjarja ka ndodhur në Veriun e Mitrovicës, të martën në orën 16:35 minuta.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Njësitë e policisë janë në pritje të ekipit nga mjekësia ligjore.