Muriqi shënon gol, Majorka gjen “thesarin” përballë Realit

Një gol i Vedat Muriqit i ka dhënë një pikë të artë Majorkës përballë Realit të Madridit.

Kosovari ka arritur që të shënojë në të 53’ duke barazuar shifrat 1-1. Reali kishte kaluar në avantazh në të 13’ falë Rodrigos.

Pjesa tjetër e ndeshjes foli për miqtë nga Madridi, të cilët kërkuan me ngulm golin.

Por në minutat e fundit rrezikuan duke mbyllur ndeshjen me një lojtar më pak pasi Mendi u detyrua që të merrte karton të kuq.


Shtuar 19.08.2024 12:30