Policia e Tiranës bën me dije se në 24 orët e fundit janë arrestuar 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3:
– ekzekutuan vendimin penal për shtetasin O. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 katër muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”;
– arrestuan një 17-vjeçar, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Gjergj Legisi”, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin L. K.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– A. C., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij;
– A. Zh., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin A. N., me detyrë infermier pranë këtij spitali.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
– G. G., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;
– E. D., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi në Vorë, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Fiat”, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin D. L., 23 vjeç, banues në Shkup. Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. L., dhe 2 pasagjerët në mjetin e tij, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton Policia e Tiranës.