VIDEO/ Tragjedi në garën e CrossFit, atleti serb mbytet pak para përfundimit, pamjet e frikshme

Një ngjarje tragjike ndodhi në një garë CrossFit në Teksas, SHBA, me një atlet nga Serbia që humbi jetën, pasi u zhduk nën ujë pak para vijës së finishit.

Videot kanë kapur momentet e fundit të Lazar Dukiqit, i cili duket se po përpiqet të qëndrojë jashtë ujit, por nuk ia doli.

Trupi i sportistit fatkeq serb, është gjetur një orë pas mbërritjes së zhytësve të parë në zonë.

Ngjarja tragjike ndodhi në garën e zhvilluar në Marine Creek Lake, ku shumë komentuan negativisht faktin se për herë të parë, në një garë të tillë u zgjodh noti si eventi i fundit.

Në një video, një spektator është regjistruar, duke rënë në ujë për të ndihmuar Dukiqin, pasi shpëtimtarët e ndeshjes duket se nuk e kanë vënë re problemin e sportistit serb.

Kreu i autoritetit organizator në një konferencë për media, shprehu keqardhjen për vdekjen e Dukiqit, pohoi se ka pasur personel të sigurisë dhe shtoi se ka bashkëpunim me autoritetet në Teksas prë hetimin e ngjarjes.

Sipas biografisë së Dukiqit në faqen e internetit të eventit serb, ishte sportisti numër 3 në garën në vendin e tij dhe numri 88 në renditjen botërore.


Shtuar 9.08.2024 07:52