Kriptomonedhat bien në mënyrë dramatike gjatë fundjavës

Paqartësia rreth zgjedhjeve në SHBA, luhatjet e interesave dhe mungesa e stabilitetit gjeopolitik në Lindjen e Mesme së bashku kanë krijuar një luhatje të madhe të tregut dhe shqetësim mes investitorëve.

Një kombinim faktorësh po ushqejnë një rënie dramatike të tregut të kriptoaseteve në 48 orët e fundit ndërsa Bitcoin preku nivelin më të ulët të gjashtë muajve të fundit ndërsa në këto momente që shkruajmë këmbehet me 51,451 dollarë sipas CoinMarketCap.

Asete humbi 10 përqind të vlerës gjatë fundjavës ndërsa likudimi total në 24 orët e fundit shkoi në 620 milionë dollarë.

Paqartësia rreth zgjedhjeve në SHBA, luhatjet e interesave dhe mungesa e stabilitetit gjeopolitik në Lindjen e Mesme së bashku kanë krijuar një luhatje të madhe të tregut dhe shqetësim mes investitorëve.

Për të tjerë është një mundësi e madhe për të blerë ndërsa tregut përgatitet një për ngritje. Rruga e ish-presidentit Amerikan Donald Trump drejt shtëpisë së bardhë shihet si skenari më pozitiv për kriptoasetet por largimi i Joe Biden dhe zëvendësimi nga Kamala Harris e cila po fiton terren në sondazhe ka shtuar skepticizmin.

Bitcoin preku nivelin e 51,560 dollarëve në orët e para të mëngjesit të ditës së Hënë duke rënë me 13 përqind dhe është rënia më e madhe brenda një dite që prej Nëntorit 2022.

Ethereum ra me 17 përqind në 2,227 dollarë.

Analistët thanë se Bitcoin testoi nivelin 54,000 dollarë të mbështetjes dhe duhej të qëndronte aty për të shmangur një kapitullim tjetër drejt 48,000 dollarëve.

Por nuk janë vetëm kriptoasetet që patën rënie dramatike. Aksionet në disa bursa në mbarë botën ranë.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. /PCWorld Albanian


Shtuar 5.08.2024 14:51