Edhe Juve interesohet për Brojën, Xhuntoli do shqiptarin për në… stol

“Gazzetta dello sport” ka bërë me dije se Juventusi është duke menduar për të afruar Armando Brojën.

Mësohet se drejtori sportiv i Juventusit po mendohet për të kontaktuar me Çelsin për të afruar në formë huazimin Brojën pasi për momentin torinezët nuk kanë një lojtar, i cili mund të zëvendësojë Vlahoviç në momentet që serbi nuk do të mund të jetë i gatshëm.

Siç dihet zëvendësuesi i Vlahoviç është Milik, por dëmtimi i pësuar nga polaku ka prishur planet e “Zonjës”.

Tani Xhuntoli kërkon të huazojë për një vit Brojën, ndërsa Çelsi është i gatshëm që të ulet për të biseduar vetëm nëse lojtari do të largohet definitivisht.


Shtuar 2.08.2024 18:20