Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit/ Frikë nga një depozitë gazi, urdhërohet evakuimi i banorëve

Flakët, të ndihmuara dhe nga era, janë afruar me shpejtësi pranë banesave në lagjen e “Portit” në Shëngjin.

Për të parandaluar përkeqësimin e situatës, autoritetet lokale kanë kërkuar evakuimin e banorëve të kësaj lagjeje pasi pranë saj ndodhet një depozitë gazi, e cila mban një kapacitet prej afro 5000 litrash.

Më herët Policia urdhëroi evakuimin e pushuesve dhe banorëve të zonës, ndërsa prej orësh vijon beteja e tyre me flakët, të cilat po përhapen me shpejtësi, të ndihmuara dhe nga era që është prezente.

Me herët, gjatë pasdites së kësaj të marte, është ndërhyrë edhe nga ajri me helikopterin e ushtrisë “Cougar” ndërsa nga Italia kanë mbërritur dy avionë të tjerë, të cilët do të asistojnë në vënien e situatës nën kontroll.


Shtuar 30.07.2024 18:42