Deputeti Lulzim Basha ka njoftuar se ka depozituar në Gjykatën e Lartë rekursin kundër vendimit për vulën e PD. Me anë të një postimi në facebook, Basha shprehet se grupimi që ai drejton nuk do të pranojë “paligjshmërinë dhe as nuk do lejojë që padrejtësia të triumfojë”.
POSTIMI I PLOTË:
Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, depozitoi sot rekursin ndaj vendimit skandaloz të 11 qershorit. Ne nuk e pranojmë paligjshmërinë, as nuk do lejojmë që padrejtësia të triumfojë.
Vlerat themelore të demokratëve nuk mund të tregtohen në pazarin e hallexhinjëve të SPAK, partia e parë properëndimore e Shqipërisë nuk mund të jetë streha e problemeve personale të një individi në konflikt me perëndimin, votat e demokratëve nuk mund të përdoren për allishverishet mes qeverisë dhe teatëropozitës për t’i dhuruar pushtetin në tavolinë Ramës, duke mbyllur listat dhe duke shkatërruar Reformën Zgjedhore. Shqipëria meriton më shumë.