Një banor i pallatit ku ndodhi shpërthimi me lëndë plasëse në Pogradec, ka treguar se kanë mbetur të tronditur nga ngjarja.
Një prej tyre tregoi për mediat se, pas shpërthimit të lëndës plasëse në sheshpushimin e katit të dytë iu duk sikur u shemb pallati.
“Ishte ora 2 e 5 se u ngritur për në tualet. Shpërthim i fuqishëm shumë. Na u duk sikur ra pallati. E hëngrën më shumë ato pastrueset. Se po fshinin të shkretat, por iu ranë në kokë tullat e pallati. Ato ulëritën. Vonë ka ardhur policia dhe zjarrfikësja. Na u duk tmerr, si bëjnë ata në Izrael e Palestinë. Ne thamë se na erdhi rusi”, tha banori.