Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në Lezhë.
Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e 48-vjeçarit Arben Zagolli, i cili ishte i armatosur me armë zjarri e mina me telekomandë. 48-vjeçari po udhëtonte nga Pogradeci në me një taksi drejt Lezhës.
Nga kontrolli fizik i këtij shtetasi, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, Lezhë, Policia i gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishekë, dy mina me telekomandë, dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Zagolli, 48 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.