Një tjetër provë e ndarjes? Jennifer “zhduk” prej qafës varësen me emrin e Affleck

Jennifer Lopez  u pa duke dalë nga palestra e saj në The Hamptons të premten në mëngjes. Me një vështrim më të afërt, Jennifer dukej se po bënte një deklaratë për jetën e saj personale.

Më parë në qafën e saj ajo mbante një gjerdan me emrin e Ben Affleck-ut, ndërsa tani është parë me një gjerdan të ri me emrin e saj.

Dhe po! Ky është një gjerdan krejt i ri pasi kishte diamante në të; gjerdani i saj i vjetër Jennifer ishte ari pa gurë.

Lopez ka pothuajse 50 ditë që nuk është fotografuar me bashkëshortin e saj pasi vazhdojnë thashethemet se ata po shkojnë drejt divorcit. Hera e fundit që ata janë parë bashkë ishte kur ata ndoqën lojën e basketbollit të djalit të tij Samuel në Los Anxhelos.


Shtuar 20.07.2024 19:53