Gjendet pa shenja jete i burgosuri në Fushë Krujë, dyshimet e para

Afrim Shaqiri 39 vjeç, i burgosur në burgun e Fushë Krujës ka ndërruar jetë pasditen e së premtes.

Ai është dërguar pa shenja jete nga IEVP Fushë Krujë në qendrën shëndetësore të këtij qyteti.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, por paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. Viktima trajtohej me metadon, pasi ka qenë përdorues narkotikësh.

Pritet që autopsia të zbardhë shkakun e vdekjes.


Shtuar 19.07.2024 19:37