Shqiptarër e Diasporës janë mbledhur sot në protestë para Kuvendit ku kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025.
“Dua të votoj në 2025” thanë protestuesit. Gjithashtu shumë emigrantë mbajnë në duar pankarta me mesazhe për politikën.
“Nuk ka zgjedhje pa diasporën. Dy parti mbajnë peng votën e 2.2 milionë shqiptarëve”, thuhet ndër pankartat që ata mbajnë në duar.