Aksident tragjik/ Autobusi bie mbi 650 metra në një luginë, 29 të vdekur e dhjetëra të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur në Peru ku si pasojë 29 persoan kanë humbur jetën. Bëhet me dije se autobuzi ra mbi 650 metra në një luginë teksa po udhëtonte nga kryeqyteti Lima për në qytetin jugor Ayacucho. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar, tha Ministria e Brendshme e vendit në X, duke shtuar se 13 persona janë plagosur. Autoritetet thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit me orën lokale dhe shkaku nuk dihet. Të gjithë të plagosurit po trajtohen në spitalet e afërta.

Rrugët malore të Perusë kanë pasur disa aksidente vdekjeprurëse në vitet e fundit. Në prill 2021, një aksident autobusi ndodhi në departamentin Áncash të Perusë, rreth 280 milje nga Lima, duke lënë 20 të vdekur dhe 14 të plagosur. Në shkurt 2022, 20 persona të tjerë vdiqën dhe 33 u plagosën pasi një autobus doli nga shinat dhe ra në një luginë 330 këmbësh në provincën Pataz, në Perunë veriore.


Shtuar 18.07.2024 19:19

Tags: ,