Skandali me akulloret/ Muçollari: S’është histori e vjetër, pasojat s’mbulohen me propagandë rilindase

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari i ka kujtuar ligjvënësit socialist, Eduard Shalsi  se skandali që solli kreu i KLSH në Komisionin e Ekonomisë, për sasinë e akulloreve  të kontaminuara për ta sjellë si histori të shkuar, nuk është gjë tjetër veçse e vërteta e dështimit të qeverisë dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të mbrojtur popullatën.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Muçollari thotë se skandali me AKU-në dhe tendenca e Shalsit për ta servirur si histori të vjetër është si rilindja, që përpiqet të gjejë ndonjë komplot ose armik që është i verbuar nga sukseset e qeverisë.

“Z.Shalësi, s’ka asgjë të vjetër në historinë e dështimit të qeverisē dhe AKU! Pështjellimin që ka krijuar dje një deklaratë e kreut të KLSH në Komisionin e Ekonomisë, lidhur me një sasi të madhe akulloresh që janë hedhur në treg, 3 vite më parë, nuk e ka ndihmuar fare qendrimi qortues i shefit socialist të këtij komisioni, Shalësi.

Z.Shalësi, s’ka asgjë të vjetër në historinë e dështimit të qeverisē dhe AKU! Pështjellimin që ka krijuar dje një deklaratë e kreut të KLSH në Komisionin e Ekonomisë, lidhur me një sasi të madhe akulloresh që janë hedhur në treg, 3 vite më parë, nuk e ka ndihmuar fare qendrimi qortues i shefit socialist të këtij komisioni, Shalësi.

Shalësi pyet kryetarin e KLSH, përse na solle tani një histori të vjetër. Tendenca është tipike e rilindjes. Për të gjetur ndonjë komplot ose armik që është i verbuar nga sukseset e qeverisë. Shqetësimi që ngriti dje kreu i KLSH mund të mos jetë adresuar si duhet, e mund të mos jetë paraqitur në publik mirë, por thelbi ngelet. Thelbi ka të bëjë me faktin se 3 vite më parë, AKU nuk ka bërë detyrën për të mbrojtur qytetarët dhe fëmijët nga kjo sasi akulloresh të rrezikshme për shëndetin.

Dhe çfarë është më e rëndësishme, ka të bëjë me faktin tjetër edhe më shqetësues, se AKU vazhdon të vegjetojë për sigurinë ushqimore. Dhe sigurisht, AKU nuk ēshtë nje entitet me vete, autonom. Perfaqeson qeverinë. Nese kjo agjensi s’ka bërë asgje, qeveria s’ka bërë asgjë. E kjo nuk është aspak histori e vjetër. Por është aktualiteti që vijon çdo ditë.

Nga organizata të specializuara si ALERT, apo në media, dalin plot raste që tregojnë se kjo agjensi që ka në dorë shëndetin tonë e të fëmijëve tanë, dështon në mënyrë sistematike.

Ne, asnjëherë nuk kemi parë që AKU të ketë vigjëluar e të ketë kapur në kohë një mall apo produkt të dëmshëm. Nuk kemi parë që kjo agjensi qeveritare të na ketë garantuar sigurinë ushqimore. Janë disa raste të këtij muaji, ku AKU rezulton në inekzistencë totale. Siç ishte për një lloj sallami të ardhur nga Italia. Autoritetet atje e hoqën direkt nga tregu, AKU nuk bëri asnjë hap, u mjaftua vetëm me një njoftim gjysmak në ëebin e vet.

AKU nuk bëri asgjë as për alertin që erdhi për një sasi të madhe me pulë që kishte rezultuar me salmonelë, edhe pas sinjaleve që duhej hequr nga tregu. AKU nuk ka bërë asgjë për të rritur inspektimin në këtë sezon pushimesh, ku garancia ushqimore është edhe më jetike për shkak të temperaturave të larta.

AKU nga agjensi që duhej të garantonte sigurinë ushqimore dhe shëndetin e njerëzve, është në të vërtetë një rrezik. Pasi duke mos e kryer punën, i lë qytetarët pa mbrojtje. Kjo situatë është e patolerueshme. Pasojat nuk mbulohen dot me propagandë rilindase, pasi ato janë dramatike. Duhet zgjidhje e menjëhershme, dhe kjo duhet të nisë pikërisht nga problemi, që është AKU.”


Shtuar 17.07.2024 19:51