E trishtë/ Ndërron jetë në lule të moshës portieri 20-vjeçar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, portieri i Barcelona de Guayaquil, Justin Cornejo, ka humbur jetën në lule të moshës.

Sipas Daily Mail, portieri 20-vjeçar nga Ekuadori, përfundoi në spital në gjendje rë rëndë, pasi kishte rrëshqitur në dush dhe kishte goditur kokën.

Justin Cornejo, portier i skuadrës Barcelona, nga Ekuadori, nuk ia ka dalë pas disa ditësh në terapi intensive në spital, ku e kishin dërguar me urgjencë pasi ishte rrëzuar në tualet.

“Asnjë fjalë apo frazë nuk mund ta lehtësojë dhimbjen që ndiejmë tani.

Kujtimi që na lini do të jetë ai që na jep forcën që na nevojitet për të dalë nga kjo situatë. Justin do të jesh gjithmonë në zemrat tona.

U prehsh ne paqe mik. Të duam shumë”, lexohet në mesazhin e lëshuar në rrjetet sociale nga klubi ekuadorian.

 


Shtuar 17.07.2024 14:54