Një ish-punonjës i policisë shqiptare i cili rezulton azil kërkues në Angli, iështë arrestuar pasi është përfshirë në trafikimin e kokainës.
Mësohet se 30 vjeçari Maurisio Malaj zbuloi para gjykatës se përse u përfshi në shitjen e kokainës për llogari të grupeve shqiptare kriminale shqiptare. Sipas Court Neës, Malaj ka treguar para policisë një episod të cilin ata e kanë marrë shumë seriozisht.
Maurisio Malaj ka deklaruar se ai kishte punuar në Shqipëri si efektiv i infiltruar policie në mafian shqiptare. Por ai do të transferohej në njësi tjetër policore.
Ai në deklarimin e tij ka pohuar se shkoi në Angli pasi bosët shqiptarë të trafikut të drogës kishin mundur të zbulonin se ai ishte agjent i infiltruar i policisë.
Malaj ka treguar se grupet kriminale i kishin torturuar brenda në një makinë babain për faktin se e kishin zbuluar se çfarë punë dhe roli kishte në policinë e shtetit.
Ish polici shqiptar shpjegoi se nisi të shiste kokainën pasi nuk kishte leje për të punuar teksa aplikimi për azil nuk i ishte shqyrtuar ende. Mësohet se Malaj nuk është dënuar me burg.