Busquets ende pozitiv me Covid-19, mungon edhe ndaj Polonisë

Sergio Busquets do të mungojë edhe në ndeshjen e dytë të “Euro 2020”.

Spanja përballet me Poloninë në kuadër të “Euro 2020” në ndeshjen e dytë, dhe sipas “Mundodeportivo.com”, kapiteni i Spanjës, Sergio Busquets nuk do të jetë i gatshëm për këtë takimi.

Busquets rezultoi pozitiv pak ditë para se të fillonte Kampionati Evropian dhe mendohej që do të humbiste vetëm ndeshjen e parë.

Mirëpo, kapiteni do të mundojë edhe ndaj Polonisë, pasi ai është ende pozitiv me COVID-19.


Shtuar 17.06.2021 16:26