Kampion Europe dhe më i miri i kompeticionit, Rodri: Dita më e bukur e karrierës sime!

Spanja është kampione e Europës për herë të katërt në histori. Iberikët mposhtën Anglinë në finalen e madhe të Euro 2024.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit përfundoi 2-1 në favor të Spanjës.

Pas kësaj sfide ka folur mesfushori spanjoll i cili gjithashtu u shpall më i miri i Europianit.

“Ishte dita më e bukur e karrierës sime. Ne jemi kampionë të Europës, sado që ishte e vështirë për të arritur deri këtu. Jemi bërë ekipi me më shumë triumfe në Kampionatin Europian, brezat e mëparshëm na kanë treguar rrugën e duhur. Si në sport dhe në jetë, kur jep gjithçka nga vetja, shpërblehesh.

Bëmë histori duke mundur katër skuadra ish-kampione gjatë rrugës. Kaluam shortin më të vështirë dhe kjo tregon për mentalitetin në skuadër. Shumë prej nesh që u shpallën kampionë Europe janë 17 vjeç, 19 dhe 21… trajneri De La Fuente e dinte se çfarë po bënte”, ishin fjalët e Rodrit.


Shtuar 15.07.2024 18:27