Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se në 24 orët e fundit ka pasur 26 zjarre në ambiente të jashtme dhe pesë prej tyre janë ende aktive edhe sot.
“Pesë zjarret aktive janë në territorin e Maqedonisë së Veriut– Negotinë në atarin e fshatit Kalanjevë (ku digjet bimësi e ulët dhe pylli); Novosellë mbi fshatin Badilen, lokaliteti “Shamok” (pyll me pisha); Gjevgjeli, ndërmjet fshatrave Negorci dhe Kovanec (pyll i përzier); Dollneni, mbi fshatin Crnilishte (po digjet bimësi) dhe në Komunën e Shtipit, në mes të fshatrave Dragoevë dhe Sellcë, lokaliteti “Haxhi Rexhepli” (ku digjet bimësi dhe shkurret). Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, tashmë është marrë masa ndaj zjarreve aktive dhe si përforcim i forcave zjarrfikëse nga toka, një helikopter i ushtrisë ka nisur një operacion për zjarrin në malin Serta, ndërkohë që helikopteri i policisë po përgatitet të ngrihet dy avionë janë planifikuar të fluturojnë për në Serta”, thanë nga QMK, raporton Alsat M.
Të lidhura
None found
Të gjitha rastet emergjente të raportohen në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën.
Njëkohësisht, QMK bën me dije se është e dobishme të ndiqen rekomandimet dhe informacionet nga media për parandalimin dhe reagimin ndaj emergjencave.
