Genc Gjokutaj, avokati i ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili po hetohet nga SPAK, bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, përsa i takon privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” e cilëson si një skenar mafioz antishqiptar të investuar ndër vite, nën kujdesin e George Soros, arrestimin e liderit të opozitës.
Gjokutaj në reagimin e tij shprehet se SPAk paguhet për të luftuar korrupsionin, ndërsa po mbron atë, duke përmendur këtu Kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Por avokati i Berishës ka edhe një paralajmërim, nisur nga protesta e zhvilluar mbrëmjen e 11 korrikut në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Nëse jo, ligji do të vendoset nga Populli! Por mos harroni se vendimet e Tij nuk mund të ankimohen!
Ndaj nxitoni që të keni mundësinë të shpëtoni”, shkruan Gjokutaj.
Postimi nga Genc Gjokutaj
“Lufta” e SPAK kunder korrupsionit duke hetuar dhe arrestuar Lideret e Opozitës dhe duke perkedhelur Lideret e korrupsionit Qeveritar dhe atij Rilindas eshte pjese e nje skenari mafioz antishqiptar i investuar ne vite nen kujdesin atëror te famëkeqit George Sorros!
Zonja/ Zoterinj Prokurorë dhe afermendsh Zonja/ Zoterinj Gjyqtare te “antikorrupsionit”!
Vendimmarrja juaj eshte ne te vertete korrupsioni real per shkak te kapjes tuaj nga ata qe ligji i ve ne banken e te akuzuarve! Sepse nje qendrim ndryshe nga ju ndaj te korruptuarve ne pushtet do te kish ndryshuar shume gjera per Shqiperine dhe Shqiptaret!
Nje qendrim ndryshe i juaji ndaj korrupsionit ne pushtet do te na kish anetaresuar ne BE madje do te kish ndihmuar edhe Kosoven martire!
Sepse paguheni per ta luftuar korrupsionin dhe jo per ta mbrojtur apo goditur ate me autorizim te Rames dhe Veliajt te paret me dosje ne tavolinat tuaja!
Kete skeme tuajen si grup i strukturuar antiligjor e kane kuptuar shqiptaret te cilët mbreme vershuan ne 40 grade ne mes te korrikut duke protestuar! Korrupsioni sot ka emer dhe mbiemer! Ashtu si ligji eshte i qarte ne lidhje me te!
Atehere çfare prisni? Veproni shpejt!
Nese jo ligji do te vendoset nga Populli! Por mos harroni se vendimet e Tij nuk mund te ankimohen!
Ndaj nxitoni qe te keni mundesine te shpetoni!