Ka nisur protesta e opozitës para kryeministrisë. Presidenti i Partisë së Lirisë i shoqëruar nga deputetë të partisë kanë mbërritur në vendin ku do të mbahet protesta.
Një pjesë e protestuesve janë mbledhur te selia blu, ndërsa pritet që për pak minuta qytetarët dhe deputetët demokratë të nisen drejt sheshit ku po mbahet protesta.
Nga ana tjetër forca të shumta policie janë në terren, ku disa prej tyre kanë rrethuar edhe godinën e kryeministrisë.
Drejtuesit e demokratëve kanë bërë thirrje prej disa ditësh për pjesëmarrje të shtuar të qytetarëve në protestë. Kreu i PD Sali Berisha pak ditë më parë i dërgoi edhe një porosi strukturave, që të bëhet gjithçka që është e mundur në mënyrë që kjo të jetë protesta më e madhe që është mbajtur ndonjëherë në Tiranë.