Rrëzohet nga jet-ski 13-vjeçarja në Sarandë, transportohet me urgjencë për në Tiranë

Një vajzë 13-vjeçare me origjinë nga Durrësi, por me banim në Itali është transportuar para pak çastesh me helikopter nga Spitali i Sarandës drejt Spitalit të Traumës.

Vajza me inicialet E.Gj, ishte së bashku me të vëllanë duke shëtitur me jet-ski. Ajo është sjellë me urgjencë në Spitalin e Sarandës nga Ksamili.

Burime paraprake bëjnë me dije se e mitura kishte qenë duke lundruar me një mjet ujor tip jet-ski, kur është aksidentuar dhe ka pësuar fraktura.

Për shkak të gjendjes dhe për një mjekim më të specializuar është nisur me helikopter drejt Tiranës. Policia ndërkohë ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes.


Shtuar 9.07.2024 19:15