Teksa ndodhet pas hekurave në kuadër të operacionit Metamorfoza, biznesmeni Pëllumb Gjoka, ka thyer këmbën në burg. Mësohet se Gjokën e kanë çuar në një spital privat, për të kryer ndërhyrje.
Deri më tani ,nuk dihet gjendja e tij dhe se çfarë ka ndodhur në ambientet e burgut që biznesmeni theu këmbën.
Mësohet se; Gjoka ka thyer këmbën gjatë kohës që ishte duke u marrë me aktivitete sportive në paraburgimin 313 dhe sot është dërguar në një spital privat, për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale.
Gjoka është marrë zyrtarisht për “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), finalizuar në datën 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.
“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.