Joao Palhinha mund të quhet tashmë lojtar i Bayern Munich. Ylli i Portugalisë që po shkëlqen në Europian më kombëtaren e tij, tashmë është një hap firmës me bavarezët.
Klubi gjerman ka arritur akordin me Fulham, teksa vetëm detajet e vogla e ndajnë finalizimin e këtij transferimi të bujshëm.
Mesfushori portugez ka qenë shumë pranë Bayernit edhe verën e shkuar, por gjithçka dështoi në fund.
Ndërsa, shuma që Bayerni do t’i pagujë anglezë është rreth 40 milionë euro. Kjo shifër vjen, pasi lojtari është në kontratë me Fulham deri në vitin 2028.
28 vjeçari tashmë pret që të mbyllë aventurën e tij me Portugalinë në Europianin “Gjermani 2024”, që më pas të prezantohet si lojtari më i ri i rekordmenëve të Bundesligës.