Mjekja e pezulluar nga detyra, pas skandalit të spitalit Onkoligjik, Alketa Imeri Pere, ka treguar versionin e saj në lidhje me këtë ngjarje. E ftuar në “Top Story” në Top Channel ajo tha se bashkëshorti i saj vuan nga një sëmundje kronike dhe se në Onkologjik e kanë detyrim të ofrojnë mentorship. Kur u pyet se përse firmosi me emrin e spitalit privat “Megis” ajo u përgjigj se mund të ishte e traumatizuar nga burri i saj.
Biseda në studio:
Alketa Pere: Burri im vuan nga një sëmundje kronike, në Onkologjik e kemi detyrim, nuk kam firmosur, kam bërë vetëm një shënim, prokuroria le ta vërtetojë, është absolute ajo gjë nuk ka vend për t’u sqaruar. E kemi të detyrueshme të ofrojmë mentorship. Unë qëllova aty, unë nuk e njoh fare pacienten.
Pyetje: Pse e firmose kartelën me emrin e spitalit privat “Megis”?
Alketa Pere: Mund të isha e traumatizuar nga burri im.
Pyetje: Si mund ta bësh këtë?
Alketa Pere: Nuk më duket ndonjë gjë për tu diskutuar.
Pyetje: Jeni apo jo e punësuar nga “Megis”?
Alketa Pere: Jo.