Sulmuesi i Uellsit, Gareth Bale është shpallur lojtari i ndeshjes, Turqia – Uellsi.
Futbollisti i Uellsit, Gareth Bale ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të takimit ndaj Turqisë.
Bale me angazhimin dhe kontributin e tij në këtë takim është shpallur nga UEFA-ja si lojtari më i mirë i takimit.
Në fakt ai e humbi një penalti në min 60′, por ai ishte një kërcënim i vazhdueshëm për Turqinë.
Ky ishte goli i tij i 33-të në fanellën e Uellsit në 93 paraqitje.
Uellsi tani ka katër pikë në Grupin A dhe është shumë afërt kualifikimit tutje në fazën e ardhshme.