Hoxha zbulon “bazat e të fortëve” ku zbarkoi RENEA: Bosët e krimit ngrenë duart lart dhe paguajnë prokurorin

Aksioni i bujshëm i RENEA-s në dy ditët e fundit në foletë e krimit në vend është ndërmarrë nga 36 efektivë policie gjithsej. Gazetari Artan Hoxha tha në Radarin Informativ në ABC me gazetaren Jonida Shehu se ata janë futur në zonat ku policia lokale “nuk kthen dot as kokën”. Shënjestër e këtij operacioni kanë qenë lagjet Kiras dhe Dobraç në Shkodër ku ka pasur dyshime se fshihen persona të përfshirë në ngjarje kriminale, si dhe lokali i Edison Begos në Vlorë të cilit iu vunë prangat dy netë më parë.

“Si do arrestoheshin autorë të ngjarjeve kriminale ku prokurori nuk ka lëshuar urdhër arresti. RENEA doli dhe ka hyrë në Kiras dhe Dobrac që nuk hyn dot policia e Shkodrës. RENEA hyri pa e njoftuar policinë lokale. Janë çuditur që kanë parë dy furgonë. Kanë hyrë në një Fier që nuk guxon policia aty. Kanë hyrë te Oslo në Vlorë ë policia nuk vepron. Ky është lokali i Edison Begos.

Në këtë tavolinë është ndërhyrë për këta persona. Është ndërhyrë në këtë lokal se RENEA kishte informacion se në këtë lokal rrinë persona të skeduar nga policia. U gjetën njerëzit e armatosur dhe pastaj u njoftua policia lokale. Në Durrës u kap një person i shpallur në kërkim. Ata kanë hyrë vetëm në lokale ku rrinë persona të botës së krimit. Kjo ndërhyrje është bërë edhe për të dhënë një mesazh për kriminelët që të mos dalin haptas në qytet. Keni parë ndonjë boss ju që të dalë dhe të luftojë me policinë”, tha Artan Hoxha.

Artan Hoxha e cilësoi aksionin e befasishëm një mesazh për grupet kriminale në vend dhe për qytetarët, për të qëndruar larg lokaleve që frekuentohen nga kontigjentët e krimit. Hoxha u ndal edhe te aktivizimi i RENEA-s në operacione “zhytje” për kërkimin e armëve të përdorura në ngjarje kriminale. Rasti më i fundit ishte ai i pak ditëve më parë kur Mexhit Picari hodhi në lumin Lanë armën me të cilën i mori jetën dhëndrit të tij.

Gazetari theksoi se RENEA është i vetmi sektor që ka veshjet dhe mjetet e duhura për të bërë operacione të tilla ndërsa shtoi se ata do duhet të ishin të pajisur me detonatorë që kërkimet të mos bëhen me duar.

“Bossët e krimit nuk luftojnë ngrenë duart lart dhe shkojnë paguajnë prokurorin dhe gjyqtarin. Ata që janë shqetësuar për këtë punë duhet t’i bëjnë presion prokurorit. Nuk është bërë nga ata që e dinë por nga ata që kanë mungesë informacioni. Kur ndërhyn FSK në Kosovë. Apo në Amerikë të thotë ai mos bëj asnjë lëvizje se të fut plumbin. Kur hyhet në një lokal me element të krimit. Kjo synohet që njerëzit të mos shkojnë atje. RENEA u ka bërë të qartë qytetarëve që këto lokale janë vende ku qëndrojnë personazhe të krimit.

Ambasada amerikane ka një listë të lokaleve që i kërkon shtetasve të vet ku nuk duhet të qëndrojnë. Ne po hiqemi sit ë jemi në Londër. Kujt do i mbyllë policia lokalin Edison Begajt? As nuk guxon ta kthejë kokën. Tashmë do presim një hetim të prokurorit pse ai personi lëviz i armatosur. I kam parë njerëzit shumë të shqetësuar pse futet RENEA duke kërkuar armën e krimit. Kë të fusin? Inspektorin e lagjes. Shteti shqiptar nuk ka një repart zhytësash. Kush do kërkonte, komisariati apo prokurori.

Tani RENEA duhet të pajisjet edhe me detonatorë që të kërkojë në ujë. Ne duhet të ankohemi që RENEA të mos kërkojë me dorë port ë ketë një detektor. RENEA duhet të ketë një angazhim më të shumtë në luftën kundër krimit. RENEA ka grupin e zhytjes. Këto lloj operacionesh si ai që është bërë në Nikël. Këto kanë brenda demonstrim forcash. Nëse në Vlorë një personi i bëjnë atentat dhe del prapë në Lungomare është demonstrim force dhe shteti kundërpërgjigjet me operacion. Ka qenë gjithsej 36 policë.

Sigurisht që krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë por me hetime disa vjeçare. Kur prokurori nuk i bën hetimet dhe gjykata i liron, ai polici ka zero kurajo për ta kapur atë në mes të qytetit. Kujt polici në Shkodër ia mban të hyjë në Kiras. Duhet urdhri i prokurorit. Sot grupet kriminale kanë studiot më të mira ligjore. Të gjitha lokalet kanë qenë në pronësi të personave të botës së krimit ose atje ku ushtrojnë aktivitetin e tyre personat e botës së krimit”, u shpreh Artan Hoxha./abc news

Shtuar 16.06.2021 20:16