Policia e Shkodrës ka ndërmarrë një megaoperacion për pastrimin e terrenit nga parcelat me kanabis duke asgjësuar 13 194 fidanë e bimë kanabis.
Kjo fazë e megaoperacionit u zhvillua në zona me terren të vështirë ku ndërhyrja e forcave të Policisë u krye nga ajri me helikopterin e Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.
Operacioni nga ajëri dhe toka do vijojë
Gjatë kësaj faze u angazhuan 80 punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër
Ndërkaq, gjatë fazave të mëparshme të megaoperacionit “Territor i pastër”, përgjatë këtij 6-mujori, shërbimet e DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë asgjësuar rreth 137140 fidanë e bimë narkotike cannabis sativa, si dhe kanë arrestuar dhe proceduar 41 shtetas.
Lajmi ne perditesim…