Keni bërë plane për nesër? Ja çfarë do të ndodhë me temperaurat

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht mesatar pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndimdhe pjesërisht në perëndim të vendit. Gradualisht në orët e mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në orët e pasdites reshjet e shiut do të ndërpriten në të gjithë vendin.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

në zonat e ulëta 18 deri 33°C

në zonat bregdetare 21 deri 32°C


Shtuar 26.06.2024 17:52

Tags: