I vjen fundi ditëve të “ferrit”, rikthehet shiu dhe vranësirat në vend

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, pasi moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira. Raportohet se në orët e mesditës do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa hera-herës reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në ekstremin verior lokalisht reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e rrebesheve afatshkurtëra. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit, për tu lokalizuar vetëm në veri të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugerëndimi me shpejtësi mesatare deri në 5m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës brgdetare dhe në momnetin e zhvillimit të vranëisrave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë. Sakaq, temperaturat parashikohen në zonat malore 16 deri 31°C, në zonat e ulëta 20 deri 35°C dhe në zonat bregdetare 23 deri 35°C.


Shtuar 25.06.2024 22:13

Tags: