Veç para pak ditësh reperi nga Shqipëria Stresi publikoi bashkëpunimin e tij “Nato” me reperin nga Kosova, Buta.
Projekti ka arritur të grumbullojë afro 500 mijë klikime në YouTube, derisa rezervoi edhe goxha kritika pozitive.
Të lidhura
None found
Por, duket se Stresi nuk e ka ndërmend të ndalet.
Ish fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova sot ka ndarë një imazh në llogarinë e tij të Instagramit, duke mbishkruar – “A jemi gati për hitin e verës, a jo?”.
Do të thotë, Stresi porsa e paralajmëroi “hitin e tij të verës”, që duket se do të publikohet shumë shpejt!

