Aktorja e njohur zbulon se ka 26 vëllezër e motra: Nuk i kam takuar të gjithë

Aktorja e njohur Jennifer Hudson ka treguar se babai i saj, i cili ka 25 vite që ka vdekur, kishte gjithsej 27 fëmijë.

Këngëtarja dhe aktorja 42-vjeçare ka kujtuar se si mësoi se kishte 26 vëllezër e motra, shumica e të cilëve nuk i ka takuar ende. Ajo ishte e ftuar në një episod të podcast-it Your Mama’s Kitchen dhe sipas Daily Mail i tha prezantueses Michelle Norris:

“Jemi shumë. Me sa duket ai kishte 27 fëmijë”, duke iu referuar babait të saj.

Protagonistja e “Dreamgirls” është fëmija më i vogël nga të gjithë vëllezërit e motrat. Sa për mënyrën se si e mori vesh, ajo përshkroi se i kishin thënë të afërmit në një moment se babai i saj, i cili vdiq në vitin 1999, kishte 11 vajza dhe 16 djem.

Hudson vuri në dukje se si adoleshente, ajo e kishte synuar të takonte vëllezërit e motrat e saj, por kur mësoi se në fakt kishte shumë vëllezër e motra nga se mendonte, dëshira e saj nuk mund të përmbushej.

Derisa zbuloi të vërtetën, këngëtarja dhe aktorja mendoi se kishte vetëm një vëlla, Jason Hudson dhe një motër, Julia Hudson. Kujtojmë se nëna dhe vëllai i saj u qëlluan dhe u vranë brenda shtëpisë së familjes së tyre në Çikago në tetor 2008.


Shtuar 21.06.2024 16:58