Këtë paradite Kombëtarja zhvilloi stërvitjen e parë të plotë për ndeshjen kundër Spanjës, e cila zhvillohet të hënë në orën 21:00 në stadiumin e Dusseldorf dhe vlen për raundin e tretë të Grupit B në Euro 2024.
Siç është bërë tanimë traditë këto ditë, lojtarët e Kombëtares shkëputen për disa minuta dhe takojnë, fotografohen apo edhe japin autografe për tifozët. Ishte Armando Broja që sot ka lumturuar të pranishmit jashtë kampit të “Kaiserau”.
Të lidhura
None found



