Festivali i trëndafilave në Labinot të Elbasanit (VIDEO)

Vëllezërit Toçaj nga Elbasani, ndryshe nga shumë fermerë të tjerë, kanë zgjedhur që në pronat e tyre të kultivojnë trëndafila.

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale, pamje nga fushat e mbjella me trëndafila në Labinot në Elbasanit.

“Festivali i trëndafilave të vëllezërve duarartë Toçaj, në Labinot të Elbasanit”, shprehet Rama krahas pamjeve të mrekullueshme e shumëngjyrëshe që kanë mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash në zonën e Labinot Fushës.

Pas disa vitesh në emigrim, vëllezërit Toçaj, u kthyen në vendlindje dhe vendosën që të investonim në tokat e tyre, duke mbjellë varietete të ndryshme të trëndafilave.

Për kultivimin e trëndafilave, një prej luleve më të kërkuara, ata kanë angazhuar të gjithë familjen dhe që është kthyer në biznes fitimprurës për ta.