Sot provimi i Gjuhës Shqipe, 29 mijë nxënës të klasave të nënta do t’i nënshtrohen testimit

Ditën e sotme, rreth 29 mijë nxënës të klasave të nënta në të gjithë vendin, do t’i nënshtrohen sot provimit të parë, atij të gjuhës shqipe.

Provimi nis në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta, për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit.

Nxënësit duhet të paraqiten në shkollë një orë para se të fillojë provimi.

Në datën 25 qershor, do të zhvillohet provimi i matematikës dhe 28 qershor gjuha e huaj.

Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor.