Gjasula futet në histori të Kampionatit Europian me dy rekorde

Në një statistikë nga UEFA, Kombëtarja e Shqipërisë në futboll vazhdon të shkruajë histori në Kampionatet Evropiane.

Nedim Bajrami është tani rekordmen për golin më të shpejtë në historinë e këtyre kampionateve, ndërsa Klaus Gjasula ka shënuar golin më të vonshëm të barazimit në historinë e tyre.

Për më shumë, Gjasula ka thyer edhe një rekord tjetër. Ai është bërë lojtari i parë në histori të ndeshjeve ndërkombëtare që realizon gol dhe auto-gol në po të njëjtën ndeshje.

“Golit të Klaus Gjasulës, i shënuar në minutën e 94 dhe 23 sekonda të ndeshjes, i është akorduar titulli i golit më të vonshëm të barazimeve në historinë e Kampionateve Evropiane, pa llogaritur vazhdimet”, thuhet në shkrimin e UEFA-s.

“Ky sukses i shquar shënon një moment të rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe historinë e tij në skenën ndërkombëtare”.

Natyrisht se Gjasula tha se ndihet shumë i lumtur, pasi është momenti më i mirë deri më tani në karrierën e tij.


Shtuar 19.06.2024 18:08